Vodhi një makinë 2 ditë më parë, arrestohet i riu në Lezhë

Vodhi një makinë 2 ditë më parë, arrestohet i riu në Lezhë

Foto ilustruese

Një i ri në Lezhë ka rënë në prangat e policisë pasi 2 ditë më parë ka vjedhur një makinë.

Në pranga ka rënë D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin tip "Peugeot në pronësi të S. V., banues në Kavajë. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga autori i dyshuar i vjedhjes së një mjeti.  Në pranga edhe 4 drejtues mjetesh që u kapën duke drejtuar mjetet në mënyrë të parregullt. 

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2021, ka vjedhur automjetin tip "Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -H. Ll., banues në Mamurras, K. P., banues në Gjadër, Lezhë, T. Ll., banues në fshatin Rrilë, Lezhë dhe P. K., banues në Shkodër. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës