VIDEO/ Si në filma! Policia e çon në spital pas aksidentit me makinën e vjedhur, 32-vjeçari del e vjedh të dytën e përplaset sërish! Arrestohet i riu në Tiranë

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka vjedhur dy automjete në Tiranë. Me të dyja makinat e vjedhura ai u përfshi në aksident, ndërsa i riu sipas policisë dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

32-vjeçari Florjan Fejza vodhi një ‘Volksëagen’, në Fushë-Farkë dhe rreth orës 13:30 është përfshirë në një aksident te ish-Uzina e Autotraktorëve. Me marrjen e njoftimit për aksidentin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar të riun në spital. Në rastin e këtij aksidenti, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi i riu kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës. Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur.

Kur policia u rikthyer për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ai ka vjedhur një automjet tjetër tip "Ford". Teksa efektivët e komisariatit numër 3 dhe 4, bashkë me Forcat Shqiponja dhe policët rrugor i ishin vënë në ndjekje, 32-vjeçari është përfshirë sërish në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës me makinën e vjedhur te Trauma.

32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave. Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryej vjedhjen e makinave.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 32 vjeçarit, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
EMRI/ Ja kush është 32-vjeçari që vodhi dy makina në Tiranë dhe përfshi në aksident

Florjan Fejza është 32-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme nga policia, pasi vodhi 2 makina në një hark të shkurtër kohor. Në rastin e makinës së parë me të cilën bëri aksident, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës. Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur. Kur policia u rikthyer për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma. Në ndjekje shkaktoi një tjetër aksident në autostradë. 32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave. Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryej vjedhjen e makinave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pusht. Eti: 26/07/2023 13:27

    Ne kohen e Enverit ishte njeh i Marr nga Jubani i Shkodres,e therrisnin Gjoni i marre.Sa here hipte ne autobuzin Shkodres Vau Dejes bertiste me te madhe Rrofte Enver Hoxha,kurre poshte enveri

    Përgjigju
  • Psikopati: 25/07/2023 18:56

    Me probleme te shendetit mendor mos jemi ne, Se ky qeka 1-sh o vlla... 2 makina per 2 ore te vjedhura, si i vodhi ?! Se me qene me probleme te shendetit mendor Vjedh koka kola, jo makina...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën