SHBA - Një çift amerikan, vajza e të cilëve u zhduk dy vjet më parë, ka kontaktuar autoritet greke me shpresën se “Maria", vogëlushja e gjetur në një kamp rom në Greqi, mund të jetë vajza e tyre. Bën të ditur sot e përditshmja britanike, Daily Telegraph.

Jeremy Irëin dhe Deborah Bradley, vajza e të cilëve, Lisa Irëin u rrëmbye nga shtëpia e tyre në Kansas City, Missouri, në vitin 2011, janë ndër personat kryesorë të marrë në konsideratë nga policia greke, e cila ka shpalkur një kërkim ndërkombëtar për identitetitn e kësaj fëmije rreth 4 vjeçe, e gjetur pranë një familjeje rome në Larisa, dhe tashmë lënë në kujdesin e një qendre sociale, Smile of the Child.

Lisa është zhdukur në tetor të vitit 2011 kur ishte 10 muajshe. Si edhe fëmija që është gjetur në Greqi kishte lëkurë të çelur dhe sy blu. Organizata Smile of the Child ka pasur së fundi mbi 8 mijë telefonata dhe e-mail që prej 3 ditësh kur është sistemuar aty vajza, ndërsa siti web është vizituar nga mbi 200 mijë vetë, ndërsa faqja Facebook nga gjysmë milionë njerëz.
 
Në databas-in e tij Interpol ka 38 vajza nën 6 vjeç që rezultojnë "missing", por asnjë nuk i korrespondon përshkrimit të Marias.
 
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)