BRITANI - Gishtat e saj janë kaq të vegjël sa askujt nuk do t'ia merrte mendja që do krijonte melodi të tillë për të mahnitur edhe vetë ekspertët.

Ajo quhet Lavinia Ramirez dhe akoma nuk ka mbushur tre vjeçe, gjithsesi ajo mahniti ekspertët me performancën e saj të parë publike në piano.

Vajza dy vjeçare u duartrokit si një maestro e vërtetë dhe konsiderohet si pianistja më e vogël në Britani.

Mësuesi i saj, Matej Lehocky, shprehet se talenti i saj është i mahnitshëm për një fëmijë kaq të vogël.

Lanivia ka nisur të luajë në piano vetëm gjashtë javë përpara se të performonte para 200 vetave në një kishë në Plymouth.

Lativia mund të luajë 'Old MacDonald had a Farm' duke përdorur të dyja duart njëkohësisht. Pas performancës së saj në koncert ajo është quajtur Moxart-tja vogël (edhe pse besohet se Moxart të ketë nisur të luajë në piano kur ishtë gati katër vjeç).