Vogëlushja pa duar fiton
çmimin për kaligrafinë

Vogëlushja pa duar fiton <br />çmimin për kaligrafinë
NEW YORK - Annie Clark, një vogëlushe 7-vjeçare, ka lindur pa duar. Por ka një talent dhe një forcë të madhe karakteri: elementë që i kanë lejuar që të fitojë një konkurs kombëtar kaligrafie, përveçse të përloti Amerikën.

Disa fotografi të saj - në të cilat shfaqet e veshur me të verdha, me një fjongo të madhe të të njëjtës ngjyrë që i mbledh flokët e drejta, dhe me një laps, edhe ai i verdhë, që shtrëngon mes dy krahëve – u shfaqën në gazeta të shumta në SHBA, pasi të mërkurën iu dorëzua nga një shtëpi botuese trofeu Nicholas Maxim për fëmijët me aftësi fizike të kufizuara, plus një shumë prej 1000 dollarë.

Annie jeton në Pittsburgh, në Pennsylvania, dhe “gjithmonë ka qenë shumë, shumë autonome”, ka thënë për një gazetë lokale i ati Tom, duke shtuar se vogëlushja “është e aftë të përdori biçikletën, të notojë, të përdori iPod-in e saj dhe të hapi një kanaçe pijesh”.

Natyrisht, di edhe të vishet e të hajë vetëm, gjë që ndihmon jo pak familjen e saj, nëse konsiderojmë faksin se bëhet fjalë për një familje të madhe. Tom dhe Mary Ellen Clark kanë në fakt 9 fëmijë: 3 biologjikë dhe 6 të adoptuar në Kinë, mes të cilëve edhe Annie.

Annie është një nga 4 fëmijët e tyre të adoptuar që kanë aftësi të kufizuara te gjymtyrët. Familja Clark ka edhe një vajzë të adoptuar, Alyssa, 18 vjeç, dhe një bijë biologjike, Abbey, 21, me sindromën Down. “Dikur nuk përpiqeshim të adoptonim një fëmijë me nevoja të veçanta, por kjo është ajo që ndodhi” tregon Mary Ellen Clark, që është 48 vjeç. “Kjo është familja që Zoti deshi për ne”, shton ajo. Për Annie thotë se “është një fëmijë e mrekullueshme” që kur të rritet dëshiron të bëhet shkrimtare librash mbi kafshët. Dhe sipas babi Tom-it do t’ja dali patjetër pasi “është kaq e vendosur saqë s’ka asgjë që nuk mund të bëjë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special