Talentet shqiptare në botë janë duke u shtuar çdo ditë e më shumë në numër. 

Këtë herë një vogëlushe shqiptare me emrin Albërie, konkurrente në “The Voice Kids” të Gjermanisë ka lënë pa frymë jurinë me  interpretimin e saj të këngës “Airplanes”. 

Anëtarët e jurisë nuk kanë nguruar të shtypin butonin e pranimit për të, madje edhe duke u “zënë” me njëri-tjetrin se cili do ta kishte vogëlushen shqiptare në skuadër.