Vogëlushja e Loredanës dhe Mozzikut feston 1-vjetorin e lindjes

Vogëlushja e Loredanës dhe Mozzikut feston 1-vjetorin e lindjes

Loredana, Hana dhe Mozzik

Vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik feston sot 1-vjetorin e lindjes.

Loredana i ka kushutuar një urim shumë special vajzës së saj, ku ka reflektuar për këtë vit të vështirë, por edhe të bukur.

E pabesueshme, nuk ishte një vit i lehtë!Si ishte jeta ime si këtë vit? Nëna ime ishte me kancer por për fat të mirë e mposhti atë. Babi ndërroi jetë kur unë isha në media sepse dyshohesha se kisha mashtruar. Babai me të vërtetë u prek, e pas kësaj erdhi ndarja nga Mozzik. A duhet të vazhdoj të tregoj?

Një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund të kisha ndonjëherë sepse ti Hana ekziston. Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet, apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para?

Ndoshta nuk më duhen miliona, por janë të nevojshme për të përballuar jetën çdo ditë. Ndoshta edhe ju mund t’ju ndodhë që të martoheni, të bëheni me fëmijë dhe më pas të mbeteni vetëm me të.Por çfarë do të ndodhte nëse ju do të vareshit nga paratë e bashkëshortit?

Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Unë mund ta menaxhoj atë lehtësisht, unë punoj dhe përdor çdo sekondë që kam me Hanën. Prandaj, gëzuar ditëlindjen Hana, nuk kam nevojë për asgjë kur të kam ty”, shkruan reperja.

Ajo ka rrëfyer shumë vështirësi dhe tani duket e qetë dhe e lumtur krah vogëlushes së saj.

Loredana dhe Hana

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë