Vogëlushja Camille 8 vjeç mbërriti në stadiumin e PSG-së në Paris, pasi kishte bërë me biçikletë mbi 70 kilometra për takuar idhullin e saj Kylian Mbappé dhe kampionët e Paris Saint Germain. Camille vuan nga sindroma Vacterl, që prek anën e majtë të trupit.

Vogëlushja dhe sulmuesi me numrin 7 i PSG, janë njohur në rrjetet sociale janarin e kaluar. Në ato kohë Mbappé ishte në diskutime për t'u transferuar tek Real Madrit. Shoqata e Camille postoi një video në të cilën vajza i kërkoi idhullit të saj  që të “qëndronte në Paris Saint-Germain".

Vogëlushja që përshkoi udhëtimin e gjatë arriti të përqafonte kampionët e PSG-së dhe në veçanti Mbappé, i cili qëndroi me të duke firmosur fanellën që i bëri dhuratë. Camille ia ktheu me stilolaps, “për të nënshkruar kontratat e radhës”.

1661511208_0.jpg