Fëmijët kanë një mënyrë të admirueshme të të parit të gjërave në botë, për vogëlushët edhe një ngrohës uji mund të jetë shoku më i mirë.
 
Në një video të adhurueshme vogëlushja Rayna shikon përtej ftohtësisë së objektit metalik dhe i jep një përqafim të ngrohtë.
 
 Ndërsa fytyra i shkëlqen para objektit të pajetë vogëlushja shprehet: “Çkemi robot”.
 
Pas përshëndetjes ajo është drejtuar te “roboti” dhe i ka dhënë një përqafim të ngrohtë ndërsa thoshte: “Të dua robot”.
 
Videoja është postuar dje në YouTube dhe deri më tani është parë më shumë se 500.000 herë.