Ish-trajneri i Gjermanisë, Berti Vogts njoftoi largimin nga posti i trajnerit aktual të Azerbajxhanit, njoftoi sot Federata Azere e Futbollit (AFFA).

Azerbajxhani u mund 6-0 nga Kroacia të hënën e kaluar, pas humbjeve 1-2 me Bullgarinë dhe Italinë dhe nuk ka marrë ende pikë në ndeshjet kualifikuese të grupit H për Euro 2016.

"Vogts nuk sheh ndonjë të ardhme me këtë ekip pas humbjeve radhazi në takimet e kaluara", thuhet në një deklaratë të AFFA-s.

Presidenti i AFFA-s, Rovnag Abdullayev përshëndeti punën e bërë nga Vogts që nga viti 2008 duke theksuar se e kishte marrë vendin në vendin e 73-të të klasifikimit botëror të futbollit dhe e kishte ngjitur më lart.

Para Azerbajxhanit, 67-vjeçari Vogts ka qenë trajner edhe i Kuvajtit, Skocisë dhe Nigerisë

ATSH