Në kopertinën e saj ka vënë Joan Smalls, Cara Delevingne, Karlie Kloss, me titullin “Insta Girls” duke nënkuptuar që femrat më të bukura sot janë ato që promovohen në rrjetet sociale.
Lista e vajzave “Insta Girls” vazhdon me Arizona Muse, Edie Campbell, Imaan Hammam, Fei Fei Sun, Vanessa Axente, dhe Andreea Diaconu. Naomi Campbell ka thënë në një video në rrjetin e saj Instagram me mbi 1 milionë ndjekës që këto vajza nuk janë supermodele, por janë “Gjenerata e re”.
Ja çfarë thonë tjetër këto vajza. Karlie Kloss thotë që ne nuk mund të kontrollojmë gjithmonë kush e shikon profilin tonë kështu që duhet të jemi të kujdesshme në atë që postojmë.
Për Cara Delevingne me mbi 6 milionë ndjekës thotë që rrjetet sociale shërbejnë për të treguar çastin, mometin.
Imaan Hammam është e dashuruar më shumë pas fotove ndaj ushqimit në rrjetet sociale. Këto vajza do të jenë në kopertinën e Vogue për muajin shtator.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)