Vojisllav Koshtunica dhe Samarxhiç,
ilegalisht në veri

Vojisllav Koshtunica dhe Samarxhiç,<br />ilegalisht në veri
Vojisllav Koshtunica dhe Sllobodan Samarxhiq do të mbajnë një tubim elektoral sonte(e martë) para mbrëmjes në veri të Mitrovicës.
Burimet e shqiptarja.com në veri thonë se zyrtarët serbë janë parë rreth orës 12 në Jarinje duke kërkuar rrugë alternative për të hyrë në Kosovë pa u vërejtur nga ana e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.

Në anën tjetër, mësohet se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë kanë arritur në Zveçan, natën ndërmjet të hënës dhe të martës dhe ato ndodhen në Qendrën e kulturës të kësaj komune.
Ende nuk kemi reagim nga Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e rendit.

Vojisllav Koshtunica është kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, ish-kryetar i Jugosllavisë deri në vitin 2003 si dhe kryeministër nga 2004 deri në 2008tën, derisa Samarxhiç ishte ministër për Kosovën në Qeverinë e Koshtunicës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi