Vokrri kërkesë Haradinajt: Duam 3
mln euro për stadiumin e Prishtinës

Vokrri kërkesë Haradinajt: Duam 3<br />mln euro për stadiumin e Prishtinës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Fadil Vokrri dhe shoqëruesit e tij, uruan Kryeministrin e Kosovës duke i ofruar bashkëpunim pa rezerva përsa i përket infrastrukturës dhe investimeve në futbollin kosovar duke përfshirë dhe zbatimin e ligjit për sponsorizimet e mundshme.
 
Në takim u theksua nevoja e menjëherëshme e përfshirjes së qeverisë së Haradinajt, përkatësisht të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve  dhe Ministrisë së Financave  në koordinimin e punëve në përshpejtimin e punëve për ndërtimin e stadumit të KF Prishtinës.
 
Në këtë takim u kërkua që të shikohet mundësia që gjatë rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2017 të intervenohet me rreth 3 milionë euro që garantojnë kryerjen e këtij stadiumi të standardeve të UEFA-s, si dhe të nisë operacionalizimi i punëve rreth stadiumit nacional në Bërnicë.
 
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, ka njoftuar Kryeministrin Ramush Haradinajn se  do nisë së shpejti studimi e terrenit për stadiumin kombëtar si dhe për kapacitetet që do ketë  ky ndërtim i ri në infrastrukturën dhe terrenet sportive në Kosovë.
 
Në shenjë falenderimi Vokrri,  i dhuroi kryeministrit të Kosovës Haradinajt, fanellën e përfaqësueses kosovare në futboll, ndëra Kryeministri  shprehu mirënjohjen dhe konsideratë për Vokrrin dhe bashkëpunëtorët e tij, transmetojnë mediat kosovare.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre