Vokrri paralajmëron Shqipërinë
De Biasi: Mund të drejtoj Kosovën

Vokrri paralajmëron Shqipërinë<br />De Biasi: Mund të drejtoj Kosovën
Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka cilësuar si historike ndeshjen Kosovë – Shqipëri.“Është një moment historik për gjithë shqiptarët. Shqipëria u kualifikua në Euro 2016 dhe na ka bërë krenarë të gjithëve.

Po ashtu edhe ne jemi afër pranimit të plotë në UEFA e FIFA dhe në të ardhmen shpresojmë të arrijmë diçka madhështore, atëherë mund të ftojmë edhe lojtarët kosovarë që luajnë me Shqipërinë. Të premten do të jetë një ndeshje festive për të gjithë kombin shqiptar, rezultati nuk ka rëndësi.

Jemi të lumtur për kualifikimin e Shqipërisë dhe për arritjet e Kosovës”, ka thënë Vokrri. Ndërsa De Biasi e pranoi se në një të ardhme mund të drejtojë edhe Kosovën.

“Ndoshta, pse mos të drejtojë Kosovën. Kam shumë miq në Kosovë dhe kurrë mos thuaj kurrë” tha tekniku. Ndërsa Duka e këshilloi Vokrrin që të ndërtonte një stadium modern pas anëtarësimit në FIFA.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën