Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një vizitë në selinë e FIFA-s në Zvicër.

Vizita realizohet pas ftesës së presidentit të organizmit më të lartë të futbollit botëror Sepp Blatter.

Në qendër të dikutimeve sipas të dhënave paraprake do të jetë zhvillohimi i ndeshjeve miqësore për përfaqësuesen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sepp Blatter ka qënë i pari që i ka hapur dritën jeshile zhvillimit të ndeshjeve miqësore për Kosovën,

 por që më pas hasi në kundërshtimin e UEFA-s, saktësisht presidentit të saj Michel Platini, por sot pritet që të vendoset gjithçka mbi të ardhmen e kësaj çështje

(d.b/shqiptarja.com)