Vokshi: Arsimi në gjendje të rëndë, 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollat

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp ka reaguar në lidhje me situatën e shkollave në vend. 

Vokshi është shprehur se 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën pasi familjet e tyre po largohen jashtë vendit dhe si pasojë shumë shkolla janë mbyllur.

Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës.  Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë.

Albana Vokshi, deputet e PD-së

DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë kopjuar në mënyrë gjysmake programin e Partisë Demokratike për libra falas dhe studime pas shkolle, por nuk u thonë prindërve pse nuk e realizojnë të plotë zgjidhjen tonë për arsim cilësor dhe tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit nëntëvjeçar.  

Duke kopjuar keq dhe më pas duke sulmuar opozitën, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë për shkatërrimin e arsimit. 

Dy përgjegjësit kryesorë për përkeqësimin e përvitshëm të gjendjes në shkolla dhe universitete nuk kanë thënë asnjë fjalë deri tani:

·           për 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit

·           për  rritjen në 64 mijë të numrit të analfabetëve

·           për mungesën totale të kushteve të mësimdhënien në gjysmën  e shkollave të vendit

·           për politizmin e sistemit arsimor, ku 1/4 e mësuesve nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim. 

Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës.  

Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë. 

Gjendjen në arsim nuk mund ta ndryshojë një qeveri që shkurton buxhetin e arsimit dhe ia shpërndan atë kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe klientëve të Edi Ramës.   

Shkatërrimi i arsimit është pjesë e planit të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin e tij të korruptuar dhe të inkriminuar.  

Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por krimineli, trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar. 

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë! 

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë