TIRANE - Ilaçi GlaxoSmithKline është bërë shkak për për një tjetër përplasje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe PD.
Albana Vokshi ka akuzuar sot ministrin Beqaj se po shton edhe më tej agoninë e shëndetësisë ndërsa ministria ka paraqitur një dokument që vërteton gjithë procesin e largimit të ilaçit në fjalë.
Deklarata e plotë e Albana Vokshit
Ministri Ilir Beqja po i shton krizës së shëndetësisë edhe gënjeshtra e mashtrime, duke e thelluar më tej agoninë e sektorit më jetik për qytetarët shqiptarë.
Një nga shenjat, provat e rënda të krizës që ka shkaktuar kjo qeveri me shëndetësinë është largimi i kompanisë Glaxo Smith Kline Export Limited, Kline 1 Actaves. Sado të mundohet të përgenjështrojë Ilir Beqa, Glaxokompani është larguar nga Shqipëria. Ja ku është dokumenti që e provon.
Sot po i tregojmë publikut deklaratën e kompanisë Glaxo, drejtuar Ministrisë së Mirëqënies sociale ku dëshmohet mbyllja e zyrës dhe pushimi kolektiv i punonjësve të saj nga puna.
Motivi është i shkruar bardhë mbi të zezë; Kriza e tregut, kriza ekonomike në tregun lokal.
Tashmë është e qartë dhe e kuptueshme se situata e rrezikshme e monopoleve dhe interesave klienteliste në tregun farmaceutik, e orientuar nga Rama – Beqja po shkaktojnë ikjen e kompanive më serioze në botë, që furnizojnë tregun me ilaçe cilësore dhe efikase për pacientët.
Kryeministri pretendoi se çmimet e ilaçeve janë ulur me 30%. Por e vërteta është që Beqja-Rama kërkon ta fshehë, pas manipulimit me fjalë, dhe kjo është e rrezikshme. Çmimi me 30 përqind të listës së barnave, është rritur në fakt deri në 150 përqind.
Por jo vetëm kaq, largimi i kompanive më serioze në botë, është sinjal për rënien e sigurisë shëndetësore në vend, për sigurinë e medikamenteve.
Kompanitë serioze farmaceutike si Glaxodhe Aktavis, nuk mund të operojnë në kushtet e një qeverisjeje klienteliste, që i jep hapësirë vetëm firmave të veta.
Zoti kryeministër, ministër i shëndetësisë .
Nga dita në ditë shëndetësia falas po kthehet në një mall luksi për shqiptarët, ilaçet e kompensuara dhe të ulëta në çmim janë vetëm mashtrim dhe manipulim, ashtu sikurse edhe check-up, që rezultoi krejtësisht fiktiv. Kjo është dita më e keqe për shëndetësinë shqiptare, falë Edi Ramës dhe Ilir Beqës.
Reagimi i plotë e Ministrisë së Shëndetësisë
Në përgjigje të deklaratës së sotshme (5/5/2015) të Deputetes së Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, Ministria e Shëndetësisë, sqaron:
Sërish, në respekt të përcjelljes së të vërtetës për qytetarët shqiptarë, po ndajmë me ju (bashkëlidhur këtij njoftimi) shkresën zyrtare drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ku kompania GlaxoSmithKline (GSK) njofton strukturimin e ri të aktiviteteve të veta të biznesit.
Në dokumentin zyrtar të kompanisë lexohet qartësisht se “do të bazhdojmë aktivitetet në lidhje me Cilësinë, Farmakovigjilencën, Çështjet rregullatore dhe Aksesin në treg.”
Gjithashtu, kompania vë në dukje në letrën e saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë se, “(a)ktualisht, nuk ka plane për të ndryshuar mënyrën se si GSK shpërndan barnat dhe vaksinat e saj në Shqipëri,” duke shtuar se “(n)e jemi të angazhuar për prezencën tonë në Shqipëri dhe besojmë se ndryshimet që ne jemi duke ndërmarrë në fund të fundit do të kontribuojnë në angazhimet tona.”
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i bëjmë me dije opinionit publik se koha kur paratë që qarkullonin në tregun farmaceutik përdoreshin për të financuar politikën, aktivitetet elektorale apo për të deformuar përshkrimin e barnave dhe tregun farmaceutik në dëm të shëndetit të qytetarëve shqiptarë ka përfunduar një herë e mirë.
Pra, jo vetëm që kompania GSK nuk është larguar, por ashtu siç e bëmë me dije edhe në njoftimin e djeshëm, por kjo kompani ka regjistruar 33 barna të reja në treg që nga nëntori 2013 e deri në prill 2015, dhe siç e tregojnë qartësisht të dhënat zyrtare, në prill 2015 kanë vazhduar normalisht importet e barnave me çmimet e reja të ulura të këtij prodhuesi, ku janë emetuar përkatësisht 82 099 pulla të sigurisë së barnave për GSK.
Në Programin tonë Qeverisës jemi angazhuar se Barnat nuk do të jenë më të shtrenjta se në vendet e origjinës. Dhe besojmë se kjo që kemi arritur në këto 19 muaj, duke ulur me 30% cmimin e barnave dhe duke kursyer 70 milion USD në treg, tregon se jemi qartësisht në drejtimin e duhur për përmbushjen e këtij angazhimi.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com