Kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi për herë të parë e pranishme në foltoren e Sali Berishës ka folur lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, pasi sipas saj nuk mund të pranoi që gratë e vajzat janë tashmë me Foltoren.
Vokshi u shpreh se ajo është pjesë e foltores pasi e dëgjon zërin e anëtarësisë, ndërsa ka hedhur një kunj ndaj Bashës duke thënë “Nuk mund të jesh kryetar, kur nuk dëgjon vullnetin e anëtarësisë!”
Ajo tha se Basha nuk i njeh sakrificat e demokratëve, pasi ai siç ka theksuar Vokshi e ka pasur të lehtë, për shkak se gjithmonë ka qenë në krye.
“Dua ti falënderoi me zemër të gjitha vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike që ndryshe nga kolegët e tyre burra, ato kanë ndjekur zërin, dëshirën dhe vullnetin e anëtarësisë. Nuk mund të jesh kryetar nëse nuk ndjek vullnetin e anëtarësisë! Një strukturë me vetëm një telefonat, me aq shumë kontribute, ka dashur ta zhbëjë me një vendim antidemokratik, antistatutor, vetëm për të kontrolluar Forumin e gruas dhe atë rinor. Por ja ku jemi të gjitha gratë po përqafojnë foltoren. Në telefonatën që më bëri Basha, hodhi akuza të rënda që nuk funksionon Forumi, dhe që nuk e mbaj dot, por nuk është e vërtet. Akuza tjetër e rëndë, ishte që gratë demokrate ishin përfshirë në veprimtari antistatuore. Po cili është ky veprim? Fakti që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendin të 11 dhjetorit, këtë nuk zhbëni dot ju zoti Basha! Nuk zhbëni dot historinë e forumit të gruas. Këtyre grave që kanë qenë prezentë në çdo protestë, në çdo fushat, kanë dalë derë më derë. Të gjithë ju keni një histori me mua, jeni rritur në PD. Do ju tregoj pse kam zgjedhur foltoren, sepse respektoj zërin tuaj. Nuk mund të isha në seli ndërkohë që ju jeni këtu. Nuk kam pasur kurrë post ministreje, madje nuk kam as post partiak. Sepse ai kryetari që nuk i takon demokratët, nuk e di se çfarë është sakrificash kanë bërë, nuk e di se çfarë do të thotë për nënat të lënë fëmijët dhe të rrinë gjithë natën në çadër, nuk e dinë për bijtë tuaj që janë tërhequr zvarrë dhe janë çuar nëpër komisariate. Sepse e ka pasur të lehtë, ka qenë gjithmonë në krye dhe në qeverisje. Kam zgjedhur foltoren sepse besoj në projektin e Sali Berishës, sepse ndryshe nga Basha, Berisha e ka një projekt për një PD ndryshe, më të fortë dhe më të hapur . Dhe e fundit, unë mendoj që mirënjohja është tipari që përcakton karakterin e një njeriu, Unë i jam mirënjohëse ndaj Sali Berishës, sepse jam këtu ku jam prej tij, më ka mbështetur dhe respektuar.”, tha ajo.
Lajmi kryesor: