RROGOZHINË - Në një takim me gratë e Rrogozhinës, në mbështetje të kandidatit Eqerem Deliu , kryetarja e LDGSH-së, deputetja Albana Vokshi, tha se gratë, nënat dhe vajzat janë heroinat e çdo qyteti sot në Shqipëri që ia dalin të mbijetojnë me familjet e tyre në këtë mjerim dhe krizë të thellë.
“Vota juaj në këto zgjedhje është vendimtare jo për politikën apo për bashkitë, por për familjet, për të tashmen dhe të ardhmen e qytetit ku jetoni. T'i japim fund papunësisë, skamjes në çdo vatër. Asgjë nuk po bën për ju kjo qeveri e pushtet lokal i drejtuar nga pushtetarët e majtë, që kanë të parin interesin vetëm të xhepit dhe jo të komunitetit.Kemi një kryeministër që në realitet i përçmon dhe i fyen gratë e vajzat. Në fushatë ai bën show mashtron dhe kërcënon, sepse ai pyet vetëm për klanet e tij në pushtet dhe jo për familjet e varfra që mbijetojnë me vështirësi nga faturat e dritave, ujit dhe papunësia që rritet mbi 50% të grave dhe vajzave në çdo qytet e fshat“, u shpreh ndër të tjera Vokshi.
Deputetja Vokshi njëherësh dhe kryetare e Komisionit parlamentar të Çështjeve sociale tha se “taksat rrënuese dhe informaliteti i lartë në treg, po mbyll çdo ditë bizneset e vogla e fasone, ku ju mund të punësoheshit.
Vokshi theksoi se program i kandidatit që ka mbështetur gjithmonë shtresat në nevojë, z. Deliu, shpëton biznesin nga barra e rëndë fiskale. Kandidati ynë sikurse dhe të 60 bashkive të tjera ka në fokus punësimin, integrimin social të grave dhe barazinë gjinore, sepse ne si Parti Demokratike besojmë tek protenciali i madh i gruas për ndryshim dhe zhvillim të komunitetit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com