Vokshi me gratë në Lezhë dhe Kukës: Rama e drejton vendin me trafikantë dhe përdhunues

Vokshi me gratë në Lezhë dhe Kukës: Rama e drejton vendin me trafikantë dhe përdhunues

Albana Vokshi

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, njëhkohësisht deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka bërë një takim me gratë dhe vajzat në veri të vendit. Aja akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vënë në krye të shtetit trafikantë dhe përdhunues.

“Dhe këtë model e përçon kudo. Në Kavajë, kë vuri? Elvis Rroshin. Ju e dini se kë ka kryetarë në disa bashki të vendit, trafikantë ose përdhunues. Sepse ju e dini se kë ka futur brenda në Parlament. Prandaj kemi rastin të reagojmë”, tha Vokshi nga Kukësi.

Duke e cilësuar si strategji të Edi Ramës për të lënë në prapambetje shqiptarët, duke u mbyllur shkollat, mbyllur bizneset, lënie pa ndihmë ekonomike, Vokshi theksoi se këto janë manovra të një njeriu që planifikon t’i blejë në fund shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme.

“Këtë Edi Rama e ka bërë sepse do që t’i lërë në varfëri të tejskajshme që kur të vijnë zgjedhjet ajo familja që nuk i jep dot fëmijëve për të ngrënë ta detyrojë që të shesë votën për pak lek. Do të çojë bandat kriminale. Me paratë e krimit dhe të drogës ai do të mundohet që t’i blejë qytetarët dhe të ruajë karriken e pushtetit”

Albana Vokshi takoi gratë dhe vajzat edhe në Lezhë. Nga aty së bashku me deputeten Lindita Metaliaj bënë thirrje që gratë t’i bashkohen protestes së 16 shkurtit, për të ardhmen e fëmijëve te tyre.

"Ti' japim fund këtij regjimi diktatorial. Të marrim në dorë fatin tonë dhe të fëmijëve tanë. Të mos lejojmë që një dikator, një sundimtar të vendosë për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne kemi lindur këtu, duam të jetojmë këtu. Duam të rrisim fëmijët këtu me nder dhe dinjitet", tha Metaliaj.

Data 15 shkurt u theksua nga Vokshi si dita e fundit ku presim që Edi Rama të largohet, ose përkundrazi, tha ajo, jemi ne që duhet të marrim fatet tona e të fëmijëve tanë në dorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honglatero: 15/02/2019 21:41

    Vokshi haham ham si balo i lagjes

    Përgjigju
  • sali krimineli: 15/02/2019 14:23

    sa te kem kafshe te tilla qe ua shpif njerzeve kur e shikoj une do rroj dhe 100 vjet.ka lezet kur femijet shikojn kete fytyr se pastaj nuk bejn naze se cfare do hane dhe do veshin,aq tremben sa cdo gje bejn pa nje pa dy.regjim diktatorial thote injorantja?/?sa kafsheri qe jeni more te zinj???/ai babi jot kishte gje lidhje me naften e ballshit apo nuk kishte???/i kerkoj qeveris te hapi nje ministri trashlleku qe ky shoku ketu te behet drejtor

    Përgjigju
  • Alniku: 15/02/2019 11:20

    Të pa moralshmit të bëjnë moral kur kur.at të flasin për nder vrasësit të mbrojnë hajdutët flasin për fukarallëkun dhe TRADHTARËT për KOMBIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë