Vokshi në Report TV: Dialog me Ramën kryeministër nuk ka, ka ngritur qeverinë me pinjollë të komunizmit

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ishte mbrëmjen e sotme në studion e Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo për të folur për krizën politike në vend. Vokshi tha përsëriti deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha se dialog me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

"Është bërë e qartë në çdo fjalim që negociata dhe dialog me Edi Ramën si shkaktar i krizës, nuk ka dhe nuk mund të ketë si kryeministër. Atëherë kush mbetet mjeti i qytetarëve. Mbetet protesta. Ka pasur në protestë, jo vetëm simpatizantë, por edhe qytetarë që nuk bëjnë pjesë në asnjë parti politike. Qindra mijëra qytetarë që protestojnë, kanë mijëra arsye. Në protestën e fundit kishte edhe ish-komisionerë të PS. Ata nuk dalin për pushtetin", deklaroi Vokshi.

Voskhi tha se opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama  se po promovon vjedhësit e votave duke i vënë në listë për kandidatë për kryebashkiakë.

"Ajo që ne kërkojmë është votë e lirë dhe e ndershme dhe jo vota të blera.  Edi Rama po i promovon sot vjedhësit e votave duke i vënë kandidatë për kryetarë bashkie. Po mbyllen dhe ato dyer që kemi hapur prej shumë vitesh. Ne do vazhdojmë të protestojmë pa reshtur.

Letrat tregojnë përsiatjet e një njeriu që ka një shterpësi idesh dhe aksioni politik. Letrat e tij as që duhet konsideruar. Edhe në protestën e studentëve shkruante mesazhe kërcënuese por edhe erotike. Protestat e kanë shndërruar Edi Ramën në një kufomë politike. Kjo ka ardhur si rezultat e aksionit opozitar. Me protesta do ta detyrojmë Edi Ramën. Do jenë akoma më shumë. Cdo vendim që po merr. Gjysma e qeverisë janë pinjollë të komunizmit. Kryetar Kuvendi është Gramoz Ruçi, ndërsa akademia e shkencave drejtohet nga Gjinushi", tha Vokshi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 28/05/2019 12:19

    Bajgë, shko ha ndonjë gjys shqerre tani!

    Përgjigju
  • REXHEP PETAGOG LEKA: 28/05/2019 08:43

    O albana grua me fytyr burri. Po kush të pyt ty mor burr ti je pakica e Shqiptarve e kujt i intereson se çfar thua ti me partin tënde të mbaruar. Vazhdoni se të mbushme e keni o burri vokshi.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 27/05/2019 23:46

    ..ha ha ,po none Bije Vokshi qe strehoi Enver Hoxhen,me shoke...

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 27/05/2019 23:09

    Ja vlen,,,

    Përgjigju
  • emigranti: 27/05/2019 22:26

    Shikoje ndonjehere veten ne pasqyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë