Vokshi: Shëndetësia në pikë të hallit
Rama-Beqaj të zhytur në korrupsion

Vokshi: Shëndetësia në pikë të hallit<br />Rama-Beqaj të zhytur në korrupsion
Shëndetësia është në pikë të hallit dhe në ditët më të keqe të saj. Ky është qëndrimi i Parisë Demokratike e cila ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj si të përfshirë në afera korruptive.

Deputetja demokrate Albana Vokshi nga selia blu i bërri thirrje prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla të hetojë cdo rast korrupsioni apo klientelizëm mes qeverisë dhe tenderave në shëndetësi.

Shëndetësisa është në pikë të hallit dhe në ditëm e saj më të keqe. Janë krijuar klane të sigurta që implikojnë dyshen Rama-Beqaj në afera korruptive dhe klientelizëm ndaj tenderave. Afera miliona euro për medikamentet, ministi e konsideron arritje trefishimin e barnave, po ku është shëndetësia fala, shëndeti i shqitarve ka rënë në duart e dyshesh Rama-Beqaj. I këkoj prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës të nisë hetimin për korrupsionin më të madh që ka përfshirë Shqipërinë” u shpreh Vokshi.

Deputetja demokrate tha prej 2014 janë shpenzuar 35 milionë euro të cilat sipas saj janë justifikuar me investime në shëndetësi.

Qeveria ka si qëllim të bëjë biznes me shëndetin. Që prej 2014-tës janë nxierrë nga arka e shtetit më shumë se 35 milionë euro me justifikimin e shëndetësisë. Në spitalet mungojnë ilace, mungon panbuku dhe alkooli. Madje në spitale nuk ka as drita” – tha Vokshi.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane