Vokshi tek Shëndetësia: Jam kundër buxhetit 2023, s’ka asnjë program të ri! Pse prindërit sjellin ilaçe kontrabandë?

 

Albana Vokshi është shprehur se është kundër buxhetit 2023 për shëndetësinë duke thënë se nuk ka asnjë program të ri. Duke thënë se i referohet raportit të KLSH, Vokshi u shpreh se nuk është respektuar tavani i rimbursimit duke shtuar se ka pasur keqmenaxhim të fondeve të Covid. Vokshi ngriti pikëpyetje dhe për barnat që u ofrohen fëmijëve me leucemi.

“Unë jam kundër këtij buxheti. Nuk ka asnjë program të ri. Shëndetësia nuk është prioritet. Do e votoj kundër normalisht. A mësuat ndonjë gjë nga pandemia? A i lexoni raportet e KLSH, nuk po them denoncimet e opozitës.  E keni lexuar raportin e 2022 nga KLSH. E kam gjetur në një ose dy portale. Nuk është plotësuar asnjë rekomandim i KLSH, ndër vite shkruhej. Po i referohem KLSH. Vendimmarrja  e komisionit teknik, është konstatuar se gjatë 2021 për barnat e rimbursueshme është konstatuar me shkeljeje thotë raporti i fundit.

567 milion lekë barna të rimbursuara. A na prek ne kjo? Në çdo procedurë është gjetur shkelje. Pika numër 5 e raportit të KLSH. Nuk është respektuar tavani i rimbursimit. Është bërë keq menaxhimi i fondeve të COVID. Keni me radhë edhe shkeljet e kryera. Është kaluar fondi për buxhetin e sterilizimit. Janë ndaluar edhe ndërhyrjet. Janë lejuar vetëm urgjente 21794 raste ku është ndërhyrë me kirurgji. Janë mbi 4 mijë raste. Si është e mundur që nuk keni marrë rekomandimet e KLSH? Si është e mundur që vijon një koncesion që po thith të gjithë fondin e shëndetësisë, ndërkohë që është në SPAK. Kam kërkuar informacione për barnat që janë në dispozicion për fëmijët me leuçemi.

Është bërë një investigim. Pse fëmijëve ju mungojnë barnat? Si është e mundur që nuk kujdeseni për fëmijët që janë në nevojë? Pse nuk siguroni barna për fëmijët me leuçemi dhe tumore? Pse i detyroni prindërit që të sjellin barna kontrabandë? Pse keni hequr përsëri invitro? Pse nuk siguroni ilaçe për pacientët me sklerozë multiple. Nga mos sigurimi i barnave ata kanë përfunduar në karrocë. Pse nuk ju sigurohen të 4 llojet e kurave. Dua të më jepni përgjigje për të gjitha pytjet që jua kam sjell me shkrim. Sa është numri i analizave të pa kryera që janë paguar? Sa është fondi për check-up dhe sa vizita janë kryer? Kemi një vjedhje të parave të shëndetit të qytetarëve”, tha Vokshi.


Lajmi kryesor:

Debate te ‘Shëndetësia’, PD: Pse mungojnë barnat? Abuzim me check up! Manastirliu: Dizinformon! Dua prova


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia