TIRANE - Në seancën e sotme të parlamentit kanë qënë të shumta akuzat e ndërsjellta mes ministrit Veliaj dhe deputetes së PD Albana Vokshi. Duke iu referuar situatës së përmbytjes, Veliaj sfidoi publikisht Vokshin që të shkonin në zonat e përmbytura për të parë nëse ishte dhënë apo jo ndihma banorëve të përmbytur.
Veliaj bëri një prezantim të të gjitha ndihmave të dhëna nga shteti dhe bizneset private që kanë bashkëpunuar me shtetin në dhënien e ndihmave për familjet e përmbytura. Duke iu referuar rastit të bllokimit të makinës së Veliajt dhe premçit në fshatin Ferras, Veliaj tha se kjo ishte një ngjarje e turpshme që PD e shiti si sukses. Ndërkohë Vokshi në fjalën e saj akuzoi ministrin se nuk është e vërtetë që kanë qënë në të gjitha familjet dhe i kanë ndihmuar.
Vokshi e akuzoi Veliajn edhe se ai e ka lënë pas dore zonën në të cilën është zgjedhur deputet duke lënë kështu padore të gjithë ata që e kishin votuar dhe e kishin sjellë në karrigen e deputetit.
Veliaj: Kur ne shkonim per te ndihmuar familjet ju rrinit ne kafe
Është mirë që të reflektojmë pak mes dy qasjeve që kemi patur, qeverisë tuaj dhe qeverisë sonë, sepse ka një ndryshim shumë të madh mes seriozitetit të kësaj qeverie dhe atij grupi satirik që ka qeverisur Shqipërinë në 8 vitet e kaluara. Them grup satirik sepse njerëzit e dinë se si sot prefektët janë duke shkuar derë më derë për ta shpërndarë vetë ndihmën, ndërsa ju bridhnit studio më studio për t’u thënë shqiptarëve se Jupiteri dhe Hëna kishin thurur një intrigë të madhe me baticat dhe zbaticat që ndodhin një herë në 150, por që në qeverisjen tuaj ndodhnin çdo muaj.
Kjo qeveri gastorësh që fliste për çudira që sfidonin fizikën, të vetmin shpjegim për ndihmat jepnin se si një metër kub borë krijonte 3 metër kub ujë. E kuptoni se nga çfarë mazhorance dhe injorance jemi qeverisur?! Këta ishin ata që shpallnin gjendjen e jashtëzakonëshme, deklaronin se do të jepnin një fond 35 milionë dollarësh dhe disbursuan vetëm 270 mijë e dollarë; as 1 për qind të asaj që kishin premtuar.
Sa për transparencë, vetëm gjatës fazës së dytë, me inventar dhe kundrafletë çdo qytetari, çdo familje e përmbytur ka marrë 100 kg ushqime. Sa për fshatin Shtyllas, ai është një fshat kodrinor i papërmbytur, me ish të përndjekur që po marrin këstin e katërt dhe shumë shpejt do të marrin edhe këstin e pestë. Me këto deklarata qesharake, mund ta fyeni inteligjencën e anëtarëve të partisë tuaj, por jo inteligjencën e qytetarëve. Jam për interpelancë apo qoftë edhe komision hetimor për të bërë transparente të gjitha familjet që kanë firmosur dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme, në një kohë kur ju thoshit se një metër kub borë bën 3 metër kub ujë.
Sa për incidentin në Ferras, kronologjia është shumë e thjeshtë: Duke qenë se të hënën hapeshin shkollat, gjykuam se ishte e dobishme që të dielën të bënim një verifikim në tre shkollat, të cilat ishin prekur nga përmbytja. Pra, të shkonim e ta verifikonim vetë nëse ishte larguar uji, që shkolla ishte pastruar dhe që klasat të ishin gati për të pritur nxënësit. Pasi bëmë verifikimin e shkollave, morëm një telefonatë nga dispeçeri, i cili na thotë se në familjen ku ishin shpëtuar tre vajzat mungonin ndihmat e nevojshme ushqimore. Ushqimet e dy-tre ditëve të para kishin mbaruar dhe ato kërkonin një furnizim të ri, meqenëse situata nuk ishte stabilizuar ende. Së bashku me Drejtorin e Shtabit të Emergjencave, Shemsi Premçin, vendosëm që të shkonim vetë atje; aty ku ju nuk denjuat të shkonit sepse ju interesonte videoja e një fitoreje ordinere e bllokimit të makinave të qeverisë që po shkonin të ndihmonin tre vajza të mitura.
Ndihmat shkuan në familjen Dorda, vajzat janë shëndoshë e mirë, të ftoj t’i verifikosh, por duhet të kuptosh diferencën e madhe mes dy filozofive: tonës dhe tuajës që bllokoni, sabotoni dhe si hiena gëzoni mbi çdo viktimë. Nuk ka opozitë në botë që gëzohet që njerëzit vdesin, nuk ka opozitë në botë që bllokon rrugën, nuk ka opozitë në botë që shkon dhe hedh valle aty ku njerëzit vuajnë. Por, ka opozitë që bashkohet me qeverinë, siç ishte ajo opozita e para disa viteve që ju sfidoi publikisht për nivelin e ndihmës dhe trajtimin me respekt dhe dinjitet të njerëzve nevojtarë.
Vokshi: Lini Show-n dhe bëni detyrën
Minister rinie që fyen të rnjtë është vetëm ky, ai që gëzon që pas 1 jave qejf në Amerikë vjen e flet këtu. Meqë më sfidove po të them se nuk ke shkuar në asnjë shtëpi në fshatin ku more votat. Janë mbi 500 familje të izoluara në Kurvelesh, përmeti është pa ujë, grykja e Këlcyrës është e përmbytur.
A e takuat familjen Shehaj që ka ende shtëpinë me 1.5 m ujë. A takuat në Ferras zonjën Tahiri që ishte e sëmurë. Ju sugjeroj të lini shoun dhe të merrni përsipër detyrat që ju dhanë me vota qytetarët.
Veliaj:Mos u mer me mua por me Laprakën që përmbytet sa herë ka shi
Në të gjitha familjet e përmendura nga ju, sot është shpërndarë ndihma e katërt. Jam nisur në Amerikë për të vlerësuar OKB sepse paraardhësit e mi në ministri nuk dinin anglisht dhe une përfitova ta paraqes siç duhet shqipërinë.
Të enjten isha këtu. Unë jam deputet i gjirokastrës dhe meqë është shpat nuk ka përmbytje, por deputetët e Tepelenës ishin në krye të detyrës. Nëse ti mendon që Gjirokastra është fushë shko bëj një ekskursion me ata që ngatërrojnë q më xh.
Shembulli që po jepni është i pashoq, nëse mendon se i ke përfunduar problemet në Laprakë ku je deputete atëherë me thuaj një rast të vetëm në Tiranë, kur ju keni ndihmuar familjet. Të sfidoj edhe njëherë publikisht por mos hidh valle mbi fatkeqësinë e të tjerëve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com