Vokshi-ministres: Pse nuk keni siguruar ilaçet për fëmijët me leucemi e tumor, po abuzoni! Manastirliu: Në 8 vite nuk bëtë asgjë për shëndetësinë

 

Një debat është zhvilluar në Kuvend mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi akuzoi ministren se nuk i është përgjigjur për disa pyetje që ajo i ka dërguar ministrisë, ku ndër to veçoi mungesën e ilaçeve për fëmijët me leucemi dhe tumor. Vokshi akuzoi qeverinë për korrupsion.

"I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë informacion për check up, për koncesionin e sterilizimit, zero informacion. Refuzon thotë është në SPAK. Ca lidhje ka hetimi me numrin e analizave të check up. Duan të fshehin korrupsionin. I kam kërkuar informacion në lidhje me sigurimin e ilaçeve, bazuar edhe në disa investigime. I kam kërkuar informacion për sigurimin e ilaçeve për fëmijët e sëmurë me leucemi e sotme. S’ka dhënë informacion, ka thënë vetëm kemi siguruar fondet. Prej katër vitesh fëmijët e prindërit vuajnë se nuk gjejnë atë se çfarë duhej t’iu sigurohej nga ministria e shëndetësisë", tha Vokshi. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres, Ogerta Manastirliu, e cila i tha Vokshit se të gjitha pyetjet që i ka drejtuar Ministrisë do të marrin përgjigje, por duhet të presë sipas afateve ligjore. Ministrja tha se qeveria ka bërë për shëndetësinë në këto 8 vite, duke rritur buxhetin me 87%, i tha se duhet të shohë nga partia e saj kur flet për korrupsion, pasi kur kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë asgjë sa i përket shëndetësisë.

“Sa herë që hidhen balta, hidhen akuza aq herë është e nevojshme që qytetarëve ti vihet para e vërteta. Nuk dua ti referohem për baltën që në vazhdimësi të retorikës politike që nuk e ndan. Është e vërtetë që nëpërmjet kuvendit, ia ka kërkuar ministrisë dhe do ketë të gjitha përgjigjet. Është e rëndësishme të kemi durim për të marrë informacioni. Sot bëni sikur, keni një kauzë që s’ka asnjë orientim. Por doni të gjeni kauza për demagogjinë tuaj. Shëndeti i fëmijëve u interesin sot siç duhej t’iu kishte interesuar edhe dje. Kemi treguar që në 8 vite kemi rritur me 87% buxhetin e shëndetësisë. Nuk po përmend këtu, transformimet e infrastrukturës por faktin që profesionistët e shëndetit po mbështeten me rritjen e pagave edhe në kohë të vështira. Do ta kenë edhe nëpërmjet performancës në punë. Ndaj edhe po e çojmë në një nivel të ri sistemin shëndetësore, për t’iu përgjigjur nevojës, për të mos i lënë fëmijët njësoj siç ishin 8 vite më parë. Kur flsini ju për korrupsion, duhet të dish kujt i flet, për çfarë flet dhe kur i ke të gjitha informacionet dil dhe fol me fakte dhe prit përgjigjen. Në përgjigje të të gjitha shkresave, do i merrni në kohë dhe duhet ti keni marrë, nëse si keni marrë duhet të jenë rrugës për tek ju. Kur flisni për korrupsion, shihni nga vetja juaj. Lërjani organeve të drejtësisë të vendosin, nëse mendoni se e keni bërë detyrën, lërjani drejtësisë. Rruga e vetme është ajo që keni zgjedhur, më them me kë të rri, të të them kush je”, tha Manastirliu.  

Vokshi e cilësoi gjuhën e ministres si shantazhuese, ndërsa tha se ajo do të përfundojë në SPAK nëse vijon me abuzimet.

“Parashtrova para jush bazuar edhe në çështjen që po diskutojmë, vendosja e standardeve europiane, që fillon nga shteti ligjor, respektimi i ligjeve. E pranoi vetë nuk e ka kthyer përgjigjen. Edhe ato përgjigje që kthehen janë të mangëta ose të shtrembëruar. Gjuha e dhunshme apo shtazhuese e ministres. Fjala e saj ishte plot me propagandë. Ministrja pse nuk ka siguruar që fëmijët e sëmurë me leucemi e tumor s’kanë marrë kurat. Përgjigjuni pyetjes. Atje do shkojmë, në SPAK, prokurori. Do i ndjekim të gjithë. Paraardhësi juaj, Beqaj është Në SPAK, edhe ju atje do jeni nëse vazhdoni abuzimet. Mos përdorni gjuhë shantazhuese. E di kë kam para me kë flas", përfundoi Vokshi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura