Volejboll/ Tirana fiton pastër kundër Vllaznisë, por trajneri bardheblu i pakënaqur: S'ka më performanca të tilla

Derbi i Shqipërisë Tirana-Vllaznia në volejboll, i vlefshëm për ‘play-offet’ e gjysmëfinales’, është fituar pastër 3-0 me sete nga bardheblutë. Në dy setet e para kryeqytetasit patën dominim absolut, por pavarësisht kësaj trajneri Sako është i pakënaqur.

“Në ndeshjet e tjera nuk do jetë kjo Tiranë që performoi sot. Do jetë një Tiranë shumë agresive, shumë fituese dhe shumë e etur për trofe,”-deklaroi Arben Sako, trajner i Tiranës.

Ndërkohë në kampin shkodran janë të bindur se mund ta përmbysin rezultatin të premten kur të luhet gjysmfinalja e kthimit.

“Pashë një rënie loje te Tirana në setin e tretë. Shumë gabime bënë në këtë set, por ne nuk arritëm të mbajmë ritmin e duhur. Shpresoj që në Shkodër të lozim më mirë,”-tha Artan Kalaja, trajner i Vllaznisë.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër ‘playoff’ mes Partizanit dhe Erzenit është fituar nga të kuqtë 3-1 me sete.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë