Volejboll/ Tirana vendos njërën dorë te titulli, fiton edhe finalen e dytë derbi me Partizanin! Trajneri Sako: 'Lufta' s'ka përfunuar ende

Tirana në volejboll për meshkuj ka fituar edhe finalen e dytë të kampionatit kundër Partizanit pavarësisht se të kuqtë udhëhoqën dy herë me sete. Në fund bardheblutë kampion në fuqi ia dolën 3-2 me sete dhe në të njëjtën kohë vendosën njërën dorë te titulli.

“Gabuam më pak në momente deçizive dhe ia dolëm. Fitorja mund ti buzëqeshte edhe Partizanit, por të jeni të bindur që titulli kampion kalon nëpërmjet Tiranës. Unë gjykoj që fundi nuk ka ardhur akoma. Pavarësisht se kemi fituar dy ndeshje luftën akoma nuk e kemi marrë,”-u shpreh Arben Sako, trajner i Tiranës.

“Ndeshja e tretë do jetë e luftuar edhe pse ne psikologjikisht jemi më të rënë. Është si një ndeshje volejbolli me tre sete: dy i ka fituar kundërshtari, por duhet edhe i treti. Ose ne duhet të fitojmë 3 të tjerat,”-tha Ylli Tomorri, trajner i Partizanit.

Për të siguruar titullin duhen tre finale dhe Tirana do ketë mundësinë ta kurorëzojë më 20 prill në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Megjithatë Partizani është ende në lojë për të përmbysur rezultatin në një kohë kur luhen 5 finale.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë