Vllaznia e volejbollit për femra është ndërtuar këtë sezon për objektiva madhorë, por deri më tani rezultatet në parket nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Humbja e fundit 3-1 me sete kundër Partizanit në Kupë ka vështirsuar pozitat në grup, pasi vajzat shkodrane renditen të katërtat.
“Tek ekipi jonë ka ndikuar mungesa e 2 lojtareve të formacionit. Gjithashtu edhe problem shëndetësore të stinës, por edhe ngarkesa shumë e madhe fizike dhe psikologjikë që kanë ekipet. Po luhet kampionati por edhe Kupa e Shqipërisë, ndërsa Vllaznia ka marrë pjesë edhe në kupën e pavarësisë që u zhvillua në Kosovë,"-deklaroi Klodeta Zhivani, volejbolliste e Vllaznisë.
Edhe pse në horizonte bëjnë punë vetëm fitoret kapitenja është e bindur se shumë shpejt klubi do të marrë frytet e punës.
“Ne mund të themi që jemi një ekip i konsoliduar, një ekip që ndërveprojme dhe bashkpunojmë me njëra-tjetrën dhe frytet e punës pritet ti marrim në fazën e dytë të kampionatit,”-tha Klodeta Zhivani, volejbolliste e Vllaznisë.
Ndeshja e radhës për Vllazninë do jetë kundër Flamurtarit për Kupën e Shqipërisë.