Volejboll/ Vllaznia larg rezultateve të pretenduara, kapitenja Zhivani premton: Fazën e dytë nuk falim!

Vllaznia e volejbollit për femra është ndërtuar këtë sezon për objektiva madhorë, por deri më tani rezultatet në parket nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Humbja e fundit 3-1 me sete kundër Partizanit në Kupë ka vështirsuar pozitat në grup, pasi vajzat shkodrane renditen të katërtat.

“Tek ekipi jonë ka ndikuar mungesa e 2 lojtareve të formacionit. Gjithashtu edhe problem shëndetësore të stinës, por edhe ngarkesa shumë e madhe fizike dhe psikologjikë që kanë ekipet. Po luhet kampionati por edhe Kupa e Shqipërisë, ndërsa Vllaznia ka marrë pjesë edhe në kupën e pavarësisë që u zhvillua në Kosovë,"-deklaroi Klodeta Zhivani, volejbolliste e Vllaznisë.

Edhe pse në horizonte bëjnë punë vetëm fitoret kapitenja është e bindur se shumë shpejt klubi do të marrë frytet e punës.

“Ne mund të themi që jemi një ekip i konsoliduar, një ekip që ndërveprojme dhe bashkpunojmë me njëra-tjetrën dhe frytet e punës pritet ti marrim në fazën e dytë të kampionatit,”-tha Klodeta Zhivani, volejbolliste e Vllaznisë.

Ndeshja e radhës për Vllazninë do jetë kundër Flamurtarit për Kupën e Shqipërisë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj