Volkswagen në krizë, do shkurtojë
 30 mijë vende pune vitet në vijim

Volkswagen në krizë, do shkurtojë<br /> 30 mijë vende pune vitet në vijim
Gjiganti botëror i automjeteve, Volkswagen, do të shkurtojë vitet e ardhshme 30 000 vende pune. Skandali i ndotjes megjithë gjobat miliardëshe nuk është mbyllur ende. Nga shkurtimet, 23 000 vende pune janë në Gjermani, bëri të ditur kreu i bordit të Volkswagenit, Herbert Diess.

Koncerni numëron në Gjermani 120.000 punonjës, ndërsa në botë 215.000 të tilë. Por deri në vitin 2025 janë të përjashtuara shkurtimet nga puna të ekipit bazë të Volkswagenit, bën të ditur këshilli i punëtorëve të Volkswagenit në Gjermani.

Ndryshimet planifikuara janë pjesë e “paketës së të ardhmes”, për të cilën ka rënë në ujdi si këshilli i punëtorëve ashtu edhe bordi drejtues. Orientimi kryesor është investimi në fushën e elektromobilitetit. Vitet e ardhshme kompania do të investojë për këtë 3,5 miliardë euro.

Afera e Volkswagenit vazhdon
Ndërkohë afera e Volkswagenit në SHBA, megjithë gjobat miliardëshe, nuk ka marrë ende fund. Autoriteti amerikan për Konkurrencën (FTC) po heton për fshirjen e qëllimshme të të dhënave të rëndësishme në skandalin e koncernit për vlera të manipuluara të gazrave ndotës tek makinat Volkswagen. Në shtatorin e vitit të kaluar Volkswagen pranoi në SHBA instalimin e një software ilegal, me qëllim që të tregonte vlera të ulta të emetimit të gazrave ndotës./DW

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv