Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen do të motivojë më një shumë prej 10 mijë eurosh për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të zëvendësojnë veturat e tyre të vjetra të kësaj marke.
 
Vendimi vjen në momentin kur Gjermania po angazhohet që të zvogëlojë emetimin e gazrave të dëmshme dhe pas skandalit të mashtrimt që ka përfshirë këtë kompani.
 
Blerësve do t’iu ofrohet zbritje prej 2 mijë eurosh për makinat, të cilat përmbushin standardin e ri “Euro 6” e deri në 10 mijë euro për Volkswagen Touareg.
 
GJithashtu është propozuar një tjetër ulje prej 1000 deri në 2.380 euro për të gjithë blerësit e automjeteve elektrike. 
 
Oferta do të vlejë deri në fund të vitit 2017, ka thënë një zyrtar i Volkswagen-së për Agjensinë Franceze të lajmeve, (AFP).
 
Sipas zyrtarit, kompania është duke menduar edhe për zgjerimin e këtij plani jashtë Gjermanisë, në mënyrë që të mbulojë gjithë Evropën.
 
Propozimi i kompanisë vjen pas samitit të qeverisë dhe industrisë javën e kaluar për zgjidhjen e nivelit të lartë të gazrave të emetuara nga automjetet me motor diezel.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com