Bordi drejtues i Volkswagenit ka nxjerrë një deklaratë ku theksohet se një pjesë e stafit ka vepruar në mënyrë kriminale me mashtrimin në testet e emetimeve. Një nga drejtuesit e gjiganti gjerman ka deklaruar se njerëzit që lejuan këtë hile duhet të mbajnë deri në fund përgjegjësi për veprimet e tyre.

Në mbarë botën janë rreth 11 milionë automjete të kësaj firme, të pajisura me “software”-t që manipulojnë të dhënat e emetimeve, për të treguar një nivel ndotjeje më të vogël nga sa është realisht.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)