/ATSH-AFP/ - Në tragetin e përfshirë nga flakët "Norman Atlantic", pas ankorimit, mendohet të ketë edhe shumë viktima të tjera, konfirmoi sot prokurori i Barit, Giuseppe Volpe.

"Pas ankorimit të tragetit, do të gjejmë edhe viktima të tjera", theksoi prokurori, zyrtar i hetimit për rrethanat e zjarrit në traget, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona.