Jo e gjithë vija bregdetare të plazhit të Veliojës është e pajisur me roje bregdetare, ka deklaruar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Admei në Report TV. Ajo theksoi se, pavarsisht monitorimit më të rrepet nga ana e strukturave përgjegjëse bizneset përgjegjëse nuk zbatojnë kontratat e lidhura.
Ajo që vëmë re dhe që është një sfidë më vete është fakti që me lidhjen e kontratave është një process që nuk funksionon mirë dhe meriton që të përmirësohet ne vazhdojmë të kërkojmë rritjen e rojeve të plazhit por jo të gjithë e kanë plotësuar këtë kusht, pavarësisht kontratës.
Voltana Ademi
Kryebashkiakja e Shkodrës përmendi dhe një sfidë të dytë të bashkisë.
E njëjta gjë ndodh me zënien e hapësirës publike në plazhin e Velipojës, ne kemi zënie dhe kundravajtje të tilla. Ne po sfidojmë procesin e monitorimit dhe pavarësisht hapave pozitive përsëri ka shumë për të bërë.
Voltana Ademi
Nisur nga numri i lartë i viktimave në plazhet shqiptare këtë vit Ministria e Turizmit i ka kërkuar pushtetit vendor marrjen e masave për të rritur sigurinë në plazhe, mes të cilave dhe pajisjen me roje bregdetare.