TIRANE – Një “jastëk” në pjesën e përparme të makinës për të mbrojtur kalimtarët në rast aksidenti. Mbërrin kështu airbag-u i parë për kë ndodhet jashtë makinës. Realizuar nga Volvo, do të përdoret në prodhimin e ri V40 të sapo prezantuar në Sallonin e Gjenevës. Një teknologji që hap një kapitull të ri përsa i përket sigurisë në rrugë.
Makina është e pajisur me sensorë të vendosur te parakolpi që rregjistrojnë kontaktin mes automjetit dhe kalimtarit. Kur impakti është i një niveli force të caktuar, pjesa e sipërme e kaput që mbulon motorrin hapet dhe del njëherazi deri tek xhami një airbag që ngjan me një komardare të madhe.
Volvo V40 është e pajisur edhe me disa sensorë termikë në gjendje që të dallojnë kalimtarët apo kafshët që janë të lartë të paktën 80 cm nga objektet e tjera të rrugës. Nëse shoferi nuk bën asgjë për të evituar aksidentin, pasi kanë lëshuar disa sinjale akustike sensorët aktivizojnë frenat e makinës.
Sipas statistikave, kalimtarët në Europë përbëjnë rreth 14% të totalit të viktimave të shkaktuara nga aksidentet.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com