Volvo XC40 zgjidhet makina e vitit CEO Samuelsson: Fitore historike

Volvo XC40 zgjidhet makina e vitit CEO Samuelsson: Fitore historike

Makina e vitit 2018 është Volvo XC40. Zgjedhjet u zhvilluan, njësoj si në vitet e fundit, në prag të Geneva Motor Show (8-18 mars) dhe marka SUV suedeze ka fituar me 325 vota, pas saj është radhitur  Seat Ibiza me 242 vota, BMW Seria 5 me 226, Kia Stinger me 204, Citroën C3 Aircross me 171,  Audi A8 me 169 dhe Alfa Romeo Stelvio me169 vota.

Është hera e parë që Volvo ka fituar çmimin e krijuar në vitin 1964 dhe është caktuar nga një juri prej 60 gazetarësh europianë (gjashtë prej tyre italianë).
"Ky çmim vjen në kohën e duhur ,për herë të parë, në gamën tonë përfshin tre SUV, në dispozicion në të gjitha tregjet. XC40 do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen tonë ",tha Håkan Samuelsson, President dhe CEO i markës.

Fitorja e Volvo është e rëndësishme (dhe historike), sipas CEO-s Volvo ka rilindur. Sot mund të interpretohet gjithashtu si shpërblim për menaxhimin e duhur.

e.gj/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)