1765218323_ursulavonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin pas tragjedisë së ndodhur në një klub nate në Crans-Montana, në Zvicër.

"Jam thellësisht e trishtuar nga zjarri në Crans-Montana. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Po punojmë me autoritetet zvicerane për t'u ofruar ndihmë mjekësore viktimave përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Evropa është në solidaritet të plotë me Zvicrën", shkroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në X.


Lajmi kryesor:

Zvicër/ Zjarr në një disko gjatë festimeve të Vitit të Ri, 47 të rinj të vdekur, 115 të tjerë të plagosur! S'dihet ende shkaku (VIDEO)