Von der Leyen: Kremlini do detyrohet të shesë rezervat e arit! Putini gaboi, Evropa s'u mbajt me shantazhe! Do vendosim 11 mld euro sanksione

Von der Leyen: Kremlini do detyrohet të shesë rezervat e arit! Putini gaboi, Evropa s'u mbajt me shantazhe! Do vendosim 11 mld euro sanksione

1676452543_1077212950550453471.jpg

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në PE u shpreh se Kremlini do detyrohet të shesë rezervat e arit për të mbushur boshllëqet e mbetura ga mungesa e të ardhurave nga nafta.

"Putini mendoi se mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të zgjaste. Ai mendoi se do të ishte e lehtë ta mbanim Evropën nën shantazh, për shkak të varësisë sonë nga nafta dhe gazi rus. Por ai gaboi edhe këtu. Sot, një vit që nga fillimi i lufta, ajo tashmë e ka humbur luftën energjetike që nisi. Ne jemi ripozicionuar, falë partnerëve të besueshëm dhe rezultatet janë të dukshme. Të ardhurat e Rusisë nga shitja e gazit në Evropë kanë rënë me dy të tretat".

"Kremlini është i detyruar të shesë rezervat e arit për të mbushur boshllëqet e mbetura nga mungesa e të ardhurave nga nafta. Përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën".

Ursula von der Leyen e njoftoi atë në Parlamentin Evropian duke folur për sanksionet ndaj Rusisë që do të mbërrinin deri më 24 shkurt.

"Ne do të propozojmë një paketë të dhjetë masash. Me ndalime të reja tregtare dhe kontrolle për eksportet e teknologjisë në Rusi. Kjo paketë ka një vlerë totale prej 11 miliardë euro. Ne do të propozojmë, ndër të tjera, kufizime të eksportit për shumë komponentë elektronikë të përdorur në Sistemet e armatosura ruse, si dronët, raketat dhe helikopterët": "Për herë të parë, ne po propozojmë të sanksionohen edhe entitetet iraniane, duke përfshirë ato të lidhura me Gardën Revolucionare iraniane," shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha