Von Der Leyen në Parlamentin Evropian: Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, vaksinimet dhe rimëkëmbja fokusi kryesor

Von Der Leyen në Parlamentin Evropian: Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, vaksinimet dhe rimëkëmbja fokusi kryesor

Strategjia e BE-së në luftën kundër pandemisë dhe fushata e vaksinimit janë temat qendrore të cilat janë theksuar sot nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, para seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Presidentja e Komisionit  Evropian , Ursula von der Leyen, në fillim të fjalës së saj në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka theksuar se edhe pse ka pasur vonesa në procesin e vaksinimit, tre vende mund të përdoren si shembull për nivelin e imunizimeve, Italia, Polonia dhe Danimarka.

"Në fund të Shkurtit, 94% e punonjësve shëndetësorë në Poloni dhe 80% të personave në shtëpitë e pleqve u vaksinuan. Në Danimarkë 93% e personave në shtëpitë e pleqve janë vaksinuar ndërsa Italia ka vaksinuar mbi 4% të popullsisë së saj. Këta tre shembuj tregojnë se fushata e vaksinimit në Evropë ka rritur shpejtësinë ".

Ndërkohe që nuk ka nguruar të tregojë se vendimi i Komisionin për të vendosur kontrollet në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar ishte një gabim.

“Në Irlandën e Veriut kemi bërë një gabim për të cilin pendohem shumë, por në fund e kompensuam atë dhe Komisioni do të bëjë gjithçka për të mbrojtur stabilitetin e Irlandës së Veriut siç ka bërë gjatë gjithë procesit të Brexit": tha Ursula von der Leyen në Parlamentin e BE.

Në fjalën e saj ajo ritheksoi se është tejet e rëndësishme të ndihmohen qytetarët, bizneset dhe komunitetet të dalin nga kriza ekonomike. Prandaj ajo kërkoi mbështetjen e Parlamentit europian për planin e rimëkëmbjes dhe aktivizimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
BE miraton paketën për rimëkëmbje pas krizës

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për rimëkëmbje të unionit, duke u hapur rrugën vendeve anëtare që të kenë qasje në gati 672.5 miliardë euro si kredi apo grante, me qëllim të tejkalimit të dëmeve ekonomike të shkatuara nga pandemia. Grantet, rreth 300 miliardë euro, do të ndahen për investime dhe reforma, me qëllim të stimulimit të ekonomive të 27 vendeve anëtare. 

Komisioni Evropian dhe vetë shtetet anëtare duhet të pajtohen për secilin plan. Në votimin e të martës, deputët e Parlamentit Evropian, kanë miratuar planin me shumicë votash.

 Shtetet anëtare ende duhet të pranojnë zyrtarisht paketën, mirëpo nuk pritet të ketë pengesa në këtë aspekt. Problemi më i madh do të jetë miratimi i vendimit që i mundëson bllokut evropian të huazojë paratë nëpër tregje.

Pas miratimit të sotëm dokumenti duhet të ratifikohet dhe të miratohen planet kombëtare, Komisioni Evropian duhet të ndajë paratë për qeveritë – mirëpo ato nuk pritet të dorëzohen për disa muaj, marrë parasysh procedurat komplekse. Plani i BE-së për rimëkëmbje do të mbulojë masat që zbatohen në periudhën shkurt 2021- gusht 2026.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian