Von der Leyen: Rusia po bombardon depot e grurit në të gjithë Ukrainën

Von der Leyen: Rusia po bombardon depot e grurit në të gjithë Ukrainën

1652879860_Capture.JPG

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është treguar e ashpër kur ka thënë se Rusia tashmë po godet depot e grurit në gjithë Ukrainën.

"Ne po shohim se si Rusia i ka kthyer furnizimet e saj energjetike në armë. Fatkeqësisht, po shohim të shfaqet i njëjti model në sigurinë ushqimore. Ukraina është një nga vendet më pjellore në botë. Flamuri i saj gjithashtu simbolizon peizazhin më të zakonshëm ukrainas. një fushë me grurë të verdhë nën një qiell blu.

Tani, ato fusha me grurë janë djegur. Në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon rezervat e grurit dhe makinerive. Sot, artileria ruse po bombardon qëllimisht magazinat e grurit në të gjithë Ukrainën ", tha presidenti i Komisionit të BE-së.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS