Von der Leyen tur ballkanik, të hënën në Prishtinë për të prezantuar Planin e Rritjes për rajonin

Von der Leyen tur ballkanik, të hënën në Prishtinë për të prezantuar Planin e Rritjes për rajonin

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë këtë të diele një tur në vendet  e Ballkanit Perëndimor, ku pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo të hënën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Në komunikatën e lëshuar për media nga ana e zyrës së BE-së në Kosovë, von der Leyen, të dielën do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Më vonë gjatë ditës ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Të martën në mëngjes, siç njofton komunikata, von der Leyen, do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi.

Ajo do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç si dhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Pasdite e ditës së marte, Von der Leyen, do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

Së fundi, të mërkurën, presidentja von der Leyen do të takohet në Sarajevë me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.

Von der Leyen, siç njofton komunikata, do të mbajë konferenca për shtyp në çdo shtet të cilën do e vizitojë gjatë turit ballkanik.

Turi katër-ditorë në Ballkanin Perëndimor vjen pas takimeve të von der Leyen në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim