Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë! Rrebeshe dhe erëra në Fier e Lezhë

Në Portin e Vlorës, mbrëmjen e kaluar (22 dhjetor) janë regjistruar vonesa të gjata dhe kontrolle intensive nga Drejtoria e Kufirit.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se për më shumë se tre orë, zbarkimi i 164 makinave nga një traget është bllokuar, ndërsa mjetet janë kontrolluar një nga një.

Ndërkohë, vonesat në zbarkim kanë shkaktuar pasoja edhe për nisjen e tragetit drejt Italisë. Pas përfundimit të kontrolleve, trageti është vonuar edhe më shumë për shkak të hipjes së pasagjerëve dhe imbarkimit të automjeteve.

Përveç kësaj, kushtet e motit të keq kanë ndikuar në shkëputjen e tragetit nga rada, duke shkaktuar vonesa shtesë për pasagjerët që po prisnin nisjen.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë publike për arsyet e kontrolleve apo për masat e marra për menaxhimin e situatës. Ndërkohë, trageti nuk është nisur ende për shkak të motit të keq.

Sakaq, moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Fierit, teksa raportohet për rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërsa në zonën e Frakullës ka probleme me energjinë elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

 

Lezha është përfshirë nga rrebeshe shiu të shoqëruara me erë të fortë. Shiu ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe vijon të jetë prezent në te gjithe territorin. Kjo situatë ka krijuar prezencë uji në disa rrugë të qytetit dhe në aksin drejt Shëngjinit.

Në të gjitha akset brenda qytetit është krijuar kaos në lëvizje, ndërsa një numër i lartë i policisë rrugore dhe asaj të rendit janë angazhuar në pikat më problematike, për lehtësimin e qarkullimit.

Ndërkohë nga moti i keq është ndaluar dalja e mjeteve të vogla të peshkimit në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe përbën rrezik për lundrim.

Ora 10:27
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull

 

Qyteti i Fierit është përfshirë ditën e sotme nga rrebeshe shiu të shoqëruara me erë të fortë. Reshjet kanë filluar me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit ndërsa aktualisht po bien me intensitet të lartë, raporton gazetarja Marsela Topi.

Nga burimet e informacionit nuk raportohen dëme apo përmbytje, ndërkohë që është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Me rastin e festave të fundvitit, trafiku në të gjitha akset kryesore është rënduar.

Nga reshjet intensive, deri në këto momente probleme me energjinë elektrike, ka vetëm në zonën e Frakullës, ndërkohë që grupet e punës janë në terren për të mundësuar rikthimin e saj.

Ora 09:09
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Reshjet e dendura kanë përfshirë vendin ditën e sotme. Situata mund të jetë problematike në qytetin e Vlorës.

Për këtë autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me riskt të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Njoftimi i Bashksië Vlorë:

Gjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

"Albano&Romina"

Biblioteka Publike

Pranë Kishës Orthodhokse

Në "Skelë" te dykalimshi

Shkolla "Halim Xhelo"

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës,  janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:

NUMRAT E TEL: 128, 129

FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

FACEBOOK: Bashkia Vlorë

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 23/12/2024 08:41

    Mire qe i vjedhin emigrantet nepermjet euros qe e kane ulur me 0.98 por tani iu kontrollojne edhe bagazhet kur vijne qe te paguajne dogane per ca placka qe sjellin.Te shkretet shqiptar me sakrifica ku punojne me sakrifika dhe kur vijne ne Shqiperi per pushime apo te afermit e tyre.Shteti duhet te jete me liberal per emigrantet qe vijne pasi sjellin edhe placka per familjaret e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës