Vonesa në ngarkimin dhe shkarkimin e konteinerëve, shoferët e kamionëve protestë në Portin e Durrësit

Vonesa në ngarkimin dhe shkarkimin e konteinerëve, shoferët e kamionëve protestë në Portin e Durrësit

Foto ilustruese

Shoferët e kamionëve janë ngritur në protestë në Portin e Durrësit pasi prej ditësh kanë qenë në pritje për ngarkim-shkarkim të mjeteve në terminalet përkatëse. 

Ata kërkuan në protestë që t’i jepet fund vonesës që po pengon vazhdimësinë normale të punës.

Siç mësohet në Portin e Durrësit, shkak për vonesat në ngarkim-shkarkim është bërë mungesa e mjeteve ngarkuese. Kjo ka shkaktuar anomali si dhe bllokim rrugësh portuale për shkak të shtimit të numrit të kamionëve ditë pas dite.

Por Autoritetet Portuale nuk kanë bërë të ditur kur merr zgjidhje situata e krijuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale