Drejtori i MHK-së, zoti Luan Malltezi thotë se “Krahas vendosjes ato kanë edhe kërkesa të tjera. Një nga këto është dhe sa të garantuara janë ato në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar realizon kushtet e ruajtjes. Ne kemi nën vëzhgim Muzeun Historik me një shërbim 24 orë nga organet e rendit. Vetë çdo ambjent i Muzeut është i vëzhguar me kamera, kemi inspektorë të sallave”. Sipas drejtorit të MHK-së, menaxhimi i fluksit të vizitorëve mbetet gjithashtu një nga problemet e muzeut, ndërsa nuk është përcaktuar nëse hyrja do të jetë falas apo me biletë. "Për të parë objektet e Skënderbeut do vihet në lëvizje e tërë shoqëria shqiptare dhe ky është një shqetësim i madh për ne, në kuptimin që do të kemi një dyndje të madhe të njerëzve në Muze. Është menduar edhe për çështjen e biletës. Ne dëshirojmë që njerëzit të vijnë, por jemi të interesuar që vizita në muze të jetë e rregullt. Muzeu të mos jetë në situatë të vështirë nga pjesëmarrja e vizitorëve", pohon drejtori Luan Malltezi.
(dhh/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)