TIRANE - Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot shembjen e 3 objekteve të paligjshme të ndërtuara në Vorë.
Aktualisht, pjesë e INUK është prishja e një pike karburanti në krahun e djathtë të rrugës Vorë-Durrës. Ditën e djeshme INUK shembi një godinë 3 katëshe në rrugën e Elbasanit si dhe ndërtimeve të tjera të paligjshme në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë
Deri më tani nuk janë raportuar konflikte me pronarët e ndërtesave të paligjshme. Shembja e objekteve pa leje në të gjithë vendin është nisma më e re e ndërmarrë nga qeveria, e cila së fundmi ka njoftuar shkrirjen e INUK brenda 30 ditësh dhe kalimin e kompetencave Ministrisë së Brendshme për të parandaluar më tej krimin mjedisor.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com