Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi të shtunën e 15 marsit raundin e 28-të. Ra në sy se skuadrat kryesuese siguruan tri pikët.
Në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, Vora fitoi 0-1 kundër Kastriotit falë golit të Skënderit në minutën e 18-të. Kështu vorakët vijojnë të jenë në krye të renditjes. Me tri pikë u përgjigj edhe Flamurtari. Vlonjatët fituan 0-4 në Lushnje me golat e Shkurtaj, Hasa, Cobian dhe Bangaly.
Sukses me vlerë për Besën e Kavajës, që në Pogradec fitoi 0-1 kundër liqenorëve. Në "Gjorgji Kyçyku" vendosi goli i Patrick Nonatos në minutën e 38-të.

Tri pikë siguroi edhe Apolonia dhe Burreli, ndërsa sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Kukësit.
Kështu, me 70 pikë Vora vijon të jetë në krye të renditjes, ndjekur nga Flamurtari me 68-të. Në zonën e promovimit janë Besa, Burreli, Lushnja dhe Pogradeci.
Zona e ftohtë përbëhet nga Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni.
Kategoria e Parë, raundi 28-të:
E shtunë, 15 mars 2025
13:00 Kastrioti 0-1 Vora
13:30
Apolonia 2-1 Valbona
Burreli 1-0 Erzeni
Korabi 1-1 Kukësi
Lushnja 0-4 Flamurtari
Pogradeci 0-1 Besa
Renditja:
Komente

