Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjokaj në Vorë.

Një shtetas me iniciale H.S. ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka ndërruar jetë pasagjeri 80-vjeçar me iniciale S.S.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.