TIRANË - Prokuroria e Tiranës nis hetimet për manipulimin e listave zgjedhore dhe blerjen e votës në bashkinë e Vorës. Me vendim të akuzës së kryeqytetit është vendosur sekuestrimi i listave zgjedhore në këtë bashki, ku burime për A1Report thanë se të gjitha ndryshimet e bëra prej 1 Janarit 2014 ku qytetarë të ndryshëm kanë transferuar vendbanimin në këtë bashki do të kalojnë në filtirin e hetimeve.

2 ditë më parë ishte policia e kryeqytetit e cila depozitoi kallëzimin dhe provat ndaj Fiqiri Ismailit i cili është kreu aktual dhe kandidati i së djathtë për zgjedhjet e të dielës, ku sipas denoncimeve të dy qytetarëve Ismaili i kish dhënë nga 10 mijë lekë në këmbim të votës në favor të tij.

Po ashtu edhe sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama denoncoi disa dite me pare shtimin e rreth 600 personave ne listat e zgjedhesve te cilet nuk kane lidhje me kete bashki. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)