Ministria e Jashtme e Greqisë, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Selanik, në takimin me shqiptarët.
“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon”, tha Ministria e Jashtme në përgjigje të deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.
“Vorio Epiri është një term i vdekur,” deklaroi Rama në takim.
Ministria e Jashtme greke shprehet se kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon, prandaj është i nevojshëm respekti i plotë nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek, citon CNN grek
Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, thuhet në deklaratë.
Në Selanik, ku më 3 nëntor u prit nga mijëra shqiptarë, Rama mesazhin e parë e kishte për ekstremistët, që bënë edhe një protestë kundër vizitës së tij. Rama i quajti fosile, ndërsa tha se ‘Vorio-Epir’ është nocion i vdekur. Kryeministri foli për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të veçantë i dha edhe reformës në drejtësi.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 11:38
Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?
-
Po
49.8%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet
24 Nëntor, 15:27
-
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:02
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor, 12:49