Vota e diasporës, aktivistët duan dorë të lirë për dokumentet, Haçkaj: Të mos përdoren të dhënat tona për qëllime të tjera

Vota e diasporës, aktivistët duan dorë të lirë për dokumentet, Haçkaj: Të mos përdoren të dhënat tona për qëllime të tjera

Florian Haçkaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon dialogun me shoqatat e Diasporës, për të shkruar rregulla sa më thjeshta për emigrantët që ftohen të votojnë për herë të parë nga jashtë pranverën e ardhshme.

Florian Haçkaj nga Shoqata Diaspora për Shqipërinë e Lirë, tha për Report TV dhe Shqiptarja.com, se aktivistët kanë bërë disa rekomandime.

“Neve na duket i mirë si projekt. Ka gjëra të mira në përgjithësi, por ka edhe të këqija. E keqja psh. është tek lista e dokumenteve që Komisioni pranon për të regjistruar votuesin nga jashtë. Mund të shtohej një pikë tjetër, ku të saktësohet se kjo listë dokumentesh nuk është shteruese.

KQZ mund të marrë në konsideratë për regjistrim çdo provë tjetër që provon rezidencën e zgjedhësit jashtë territorit të Shqipërisë, e cila konsiderohet legjitime dhe e besueshme për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit. Aty janë disa kushte të parashikuara, si kontratat e qerasë e të tjera, por do të ishte mirë të lihej e hapur, sepse gjithmonë ka raste të veçanta”, tha Haçkaj. 

Diaspora kërkon nga KQZ që të garantojë fshehtësinë e votës dhe të ndërtojë një proces sa më të thjeshtë.

“Ne mendojmë se duhet të shtohet një pikë tjetër e parimeve, ku të përmendet transparenca, parimi i thjeshtësisë dhe lehtësisë së procesit, parimi i sigurisë së votës, paprekshëmërinë e saj. Duhet shënuar angazhimi që procesi të kryhet pa vonesa të panevojshme, parimi i aksesit të barabartë, ku çdo shtetas shqiptar, pavarësisht vendndodhjes së tij ka mundësi të barabartë për të votuar, parimi i diskrecionit, ku KQZ ka detyrimin të mbrojë fshehtësinë e votës së kujtdo, brenda apo jashtë vendit”, tha aktivisti Haçkaj.

Sipas Organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, është rëndësishme që shteti shqiptar të mos i përdorë të dhënat që do të marrë nga votuesit për qëllime të tjera, siç mund të jenë taksat.

“Ne kemi edhe një shqetësim tjetër, sa i takon kalimit të të dhënave, nga KQZ, tek Drejtoria e Gjendjes Civile. Këtu përfshihen, adresa, etj. Që njerëzit deri më tani nuk kanë dëshiruar t’i japin. Mendojmë që të vendosim një klauzolë ku të saktësohet se çdo informacion që KQZ transmeton tek DGJC, mund të përdoret nga kjo drejtori vetëm për qëllime që lidhen me mundësimin e votës nga jashtë.

Psh. Nëse qeveria vendos nesër të aplikojë tatim të dyfishtë dhe t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë taksa, atëherë është në të drejtën e çdo qytetari qe t’i thotë shtetit shqiptar unë banoj këtu, por jo që shteti të përdorë këto të dhëna që ka marrë nga KQZ”, tha Florian Haçkaj për Report TV e Shqiptarja.com.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!